-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekstradohet në Itali 48-vjeçari i dënuar për trafikim kokaine

Kryesoret

Në kuadër të një operacioni të bashkëpunimit ndërkombëtar, është finalizuar ekstradimi i Armand Dani, 48 vjeç, nga Shqipëria drejt Italisë.

Dani, i njohur gjithashtu me emrin Armand Isaj, është dënuar me 14 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata e Novarës për trafikim kokaine. Ai ka qenë i dënuar për këtë vepër penale që përfshin furnizimin dhe shitjen e kokainës, kryesisht në Itali.

Policia shqiptare, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe homologët italianë, ka finalizuar procedurat e ekstradimit të Dani, i cili është kapur në Shqipëri dhe ka qenë në pritje të transferimit në Itali për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të tij.

Hetimet kanë zbuluar se ai dhe një grup bashkëpunëtorësh siguruan dhe distribuonin lëndë narkotike nga Holanda në Itali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit