-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta për Egli Progën/ Lapaj: Shqipëria e kthyer në një vend i pasigurtë, duhet të ndryshoj me bashkim dhe reagim

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme po zhvillohet protesta për egli progën i cili u dhunua për vdekje nga Denis Meçe në qytetin e Pogradecit.

Pas fjalës së motrës së tij foli edhe kryetari i nismës “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj.
Lapaj tha se Shqipëria duhet të reagojë dhe jo ti kthejë njerëzit në satistikë.

“Kjo shoqëri nuk mund t’ i kthejë në statistikë njerëzit e vet, por duhet të reagojë. Problemi është sistemi. Sistemi i gangove që i jep pushtet atyre që janë në bashkëpunim me bandat. Cfarë ndodhi me familjen Proga, pa u mbuluar me dhe Egli, shkojnë të mbulojnë ngjarjen. Kjo është e pafalshme, kjo sot, dje, pardje i ka ndodh të tjerëve, por nesër mund t’i ndodhë sicilit prej nesh”, tha Lapaj.

Ai theksoi se kjo e ka kthyer Shqipërinë në një vend të pasigurtë po kjo duhet të ndryshojë me bashkim dhe reagim.

“Dy lajme të mira ka nga kjo ngjarje dhe kjo falë reagimit tuaj. E para, versioni i parë ku fajin e linte te Egli dhe pretendonte se ishte një pijanec që vdiq rastësisht u tërhoq dhe po del e vërteta dhe e dyta, prokuroria e cështjes u tërhoq”, u shpreh Lapaj.

Protesta për Egli Progën/ Motra e tij: U vra nga katër barbarë, një u dorëzua dhe të tjerët po pinë raki

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit