Ambasada amerikane në Tiranë me anë të një postimi njofton se aleatët kanë marr një vendim të rëndësishëm në Samitin e NATO-s në Uashington.
Ambasada thotë se ky vendim është marrë për të forcuar bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe për të ofruar mbështetje afatgjatë për Ukrainën.
“Qëllimi është t’i mundësohet Ukrainës aftësia për të mbrojtur veten tani, dhe për të penguar çdo agresion të mëtejshëm në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.