Ndihmëssekretari i Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri Boris Ruge ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje nga veprimet dhe deklaratat e njëanshme, të cilat mund të ndikojnë në rritjen e tensioneve, pasi autoritetet kosovare po punojnë për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në veri.
Rogue u prit të martën në një takim në Prishtinë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me të cilën bisedoi për çështjen e urës, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe.
“Është thelbësore që të gjithë aktorët të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat e njëanshme, të cilat mund të krijojnë tensione. Kjo është e rëndësishme për sigurinë afatgjate në Kosovë – për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve – dhe për stabilitetin rajonal”, shkroi Rogue në X.
Ai shtoi se NATO-ja është krenare që i ka ofruar mjedis të sigurt të gjithëve në Kosovë në 25 vjetët e fundit, dhe shtoi se për urën mbi Ibër në takim me Osmanin e theksoi qëndrimin e aleancës se vendimet duhet të merren “përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar”./REL