Ditën e sotme e ngarkuara me punë SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato.
Takimi i tyre u zhvillua për të riafirmuar angazhimin në zgjerimin e rritjes ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen e integrimin e Shqipërisë në BE.
“E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato u takuan sot për të rikonfirmuar angazhimin e përbashkët për rritjen ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në BE. Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses”, thuhet në njoftim.