Vrasja e ndodhur mbrëmë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku u vra Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeç, dyshohet të ketë qenë e lidhur me probleme familjare.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes zëdhënëses Lauretë Ulaj, njoftoi se motivi i krimit është konflikti familjar.
“Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes së këtij akti janë problemet familjare, megjithatë, rezultate nga hetimi do t’i sqarojnë të gjitha rrethanat e këtij rasti”, tha Ulaj.
E dyshuara për këtë vrasje është Nazmije Millaku, e cila është dërguar në mbajtje me akuzën e “Vrasjes së rëndë” dhe i është sekuestruar arma. Policia ka gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Po ashtu, një pistoletë dhe një karikator me 3 fishekë janë sekuestruar si prova materiale.
E rëndë në Kosovë/ Një grua vret me armë zjarri kunatin, detajet e para