Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mohuar spekulimet se Berlini mund të reduktojë ndihmën për Ukrainën.
Në një intervistë për kanalin televiziv Sat.1, Scholz ka garantuar se nuk ka plane për të ndërprerë mbështetje për Kievin. Ai theksoi se qeveria gjermane ka planifikuar të ofrojë 4 miliardë euro për ndihmë ushtarake vitin e ardhshëm, duke nënvizuar se kjo shumë është më e larta nga vendet evropiane.
Përveç kësaj, Ukraina do të marrë një kredi prej 50 miliardë euro, e cila do të mbulohet nga të ardhurat nga asetet e ngrira ruse, sipas vendimit të G7.
Scholz e konsideroi të çuditshëm debatin mbi ndihmën ushtarake dhe siguroi se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në mënyrë të qëndrueshme.