-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Memaliaj/ Autori i vrasjes në kërkim, babë e bir arrestohen si bashkëpunëtorë

Kryesoret

Në Memaliaj, babë e bir janë arrestuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e 72-vjeçarit Faik Hajdini, ndërsa autori i krimit, Berti Kanushi, është shpallur në kërkim.

Policia e Gjirokastrës ka zbuluar krimin që ndodhi 48 orë më parë në fshatin Zhapokike 2 dhe ka grumbulluar prova materiale që vërtetojnë ngjarjen.

Sipas hetimeve, Berti Kanushi ka kryer vrasjen e Hajdinit për shkak të një konflikti mbi një gardh që ndante territorin e tyre. Pas një sherri verbal, Kanushi e ka sulmuar Hajdinin me sëpatë. Pasi ka kryer vrasjen, ai ka kërkuar ndihmën e Skënder dhe Bledar Hajdinit (babë e bir) për të fshehur trupin e viktimës në një humnerë.

Skënder dhe Bledar Hajdini janë arrestuar për rolin e tyre në mbulimin e krimit dhe ndihmën që i dhanë Kanushit. Policia ka përdorur metoda speciale për të zbardhur krimin dhe për të identifikuar autorët. Berti Kanushi është aktualisht në arrati dhe kërkohet nga autoritetet.

Viktima, Faik Hajdini, ishte humbur prej më shumë se 48 orësh dhe familja e tij kishte raportuar për humbjen e kontakteve. Pas zbardhjes së rastit, hetimet janë në vazhdim për kapjen e autorit të dyshuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit