Një incident i rëndë ka ndodhur në Lodi, Itali, ku një taksist shqiptar është goditur me çekiç nga një klient afrikan.
Pas mbërritjes në destinacion, klienti, i cili nuk pagoi tarifën prej 80 eurosh, përdori çekiçin për të sulmuar taksistin 40-vjeçar.
Në përpjekje për të mbrojtur veten, taksisti doli menjëherë nga makina. Kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët ndihmuan në kapjen e sulmuesit.