Dy ditë më parë në aksin dytësor ‘Plepa-Kavajë’ u përplas për vdekje avokati Leonard Dingo 63 vjeç.
Autori i dyshuar është Erjon Kacani 22 vjeç i cili menjëherë pas përplasjes u largua nga vendngjarja.
Kolegët e avokatit Leonard Dingos me anë të një postimi në rrjetet sociale janë shprehur se ai ka pasur çështje të rëndësishme dhe mund të jetë e qëllimshme.
“Ka më shumë se 48 orë që në zonën e Golemit, Durrës ka ndodhur një aksident me tipare të një krimi, që ende nuk është zbardhur. Avokati i mirënjohur Leonard Dingo ka ndërruar jetë si rrezultat i një aksidenti që ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në një rrugë dytësore rreth orës 12:00 të datës 20 Gusht. Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm. Sipas burimeve konfidenciale deri tani është gjetur makina që ka bërë aksidentin e braktisur në zonën e Shëna Vlashit, është identifikuar targa dhe rrjedhimisht edhe pronar i makinës, por ajo që do t’i jepte rrugë zbardhjes së aksidentit ende është enigmë. Është kryer një krim dhe asnjë i dyshuar apo i ndaluar!”, shkruajnë Avokatët Penalistë.
EMRI/ Aksidentoi për vdekje avokatin dhe u arratis, zbulohet identiteti i 22-vjeçarit