Ditën e sotme e Ngarkuara me pune e SHBA Nancy VanHorn është takuar sot me ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Ballën.
Ata kanë diskutuar mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë.
“E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn u takua me Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, për të diskutuar mbi prioritetet legjislative të Shqipërisë. Duke i trajtuar këto fusha thelbësore së bashku, ne sigurojmë transparencë, llogaridhënie, qeverisje më të mirë dhe angazhim publik”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Shqipëri.