Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij ndaj mbështetësve u shpreh se qytetarët shqiptarë po jetojnë në një censurë të pashembullt që nga koha e diktaturës.
Sipas Berishës shqiptarët janë një subjekt i një agresioni mediatik nga propaganda e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
“Ata janë subjekt i një agresioni të paparë mediatik, nga propaganda e Edi Ramës, qeverisë së tij, papagajve që paguhen me paratë e qeverisë për të kaluar nga studio në studio, me qëllimin e vetëm për të mashtruar shqiptarët. Të mediave qeveritare që ushqehen si shushunja me paratë e taksëpaguesve nga qeveria, me qëllimin e vetëm për sulmuar opozitën, për të mashtruar qytetarët”, u shpreh Berisha.
Më tej lideri i opozitës tha se protesta juaj është edhe e një rëndësie jetike për vendin dhe kombin shqiptar.