Ditën e sotme gjatë një kontrolli në burgun e Fierit me qëllim parandalimin dhe konstatimin e sendeve të ndaluara u arrestua 66-vjeçarja Limoza Bahi Xhelali.
Ajo ishte përgatitur për të takuar të paraburgosurin Mariglen Gashi, i cili ishte i arrestuar për vjedhje.
Gjatë kontrollit në atletet e 66-vjeçares u gjetën lëndë të dyshuara narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kanabis sativa me me peshë totale 32.45 gramë.
Ndërsa Prokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksion i Përgjithshëm Fier, po ndjek veprimet e mëtejshme proceduriale.