Një 25-vjeçar nga Tropoja është arrestuar në Kolumbi. Admir Tutaj ishte shpallur në kërkim për trafik armësh kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në datën 10 Prill të vitit të kaluar, policia mundi të sekuestrojë në Portin e Durrësit një arsenal armësh të fshehur në një furgon.
7 pistoleta, një sasi e madhe municioni luftarak dhe aksesore për armë që dyshoheshin se do të dërgoheshin në Britani nga grupi ku bënte pjesë edhe 25-vjeçari.
Autoritetet shqiptare thonë se po bashkëpunojnë me autoritetet në Bogota me qëllim ekstradimin e të riut drejt Shqipërisë.