Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Ismail Zenelin, i cili u ekstradua nga Spanja për llogari të drejtësisë shqiptare. Ismail Zeneli është një nga pjesëtarët e grupit ku u arrestua Erzen Breçani.
Emri i tij doli nga zbërthimi i bisedave të një grupi kriminal në aplikacionin SKY ECC, ku u zbulua edhe plani i tij për të vrarë vëllezërit Albert e Edmond Nela për hakmarrje.
Ai besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.
Në shenjë hakmarrje ai kërkonte eliminimin e tyre. Ismail Zeneli i cili njihet edhe me emrin Luan Sadria dhe në rrjetin social SKY përdorte nofkat “Dajo”, “Dajloki” dhe “Transporter”.