-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali i anijes me mbetjet toksike, reagojnë Ministria e Infrastrukturës dhe e Mjedisit

Kryesoret

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kanë bërë një deklaratë për çështjen e anijeve me mbetje të rrezikshme.

Ata shprehen se strukturat shtetërore nisën menjëherë një shkëmbim intensiv informacioni si dhe një hetim të përbashkët me OLAF.

“Në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane përmes linjave kontejnerike ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e BE-së, ku kanë ndaluar dhe janë magazinuar përkohësisht, por janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre. Nga verifikimet e të dyja proceseve logjistike të mësipërme, si dhe të ngarkesave të ngjashme në të kaluarën, mallra me klasifikim të tillë nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore”, theksojnë ministritë.

Më tej ata shprehen se së fundmi rreth 260 njësi kontejnerike të tilla janë pranuar nga autoritetet doganore kineze vetëm në 10 muajt e fundit.

“Në këto rrethana, nuk mundet që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme.

Ndaj, në vend që të bëjmë përgjegjëse agjencitë ligjzbatuese për përpjekjet evidente të dy operatorëve ekonomikë, përkatësisht njërit në Shqipëri e tjetrit në Kosovë, për t’iu shmangur përgjegjësive të tyre, do të ishte e udhës për të gjithë që të prisnim rezultatet e hetimeve dhe analizave përkatëse”, deklarojnë ministritë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit