Plani ambicioz për të krijuar “qytetin e parë lundrues” në botë është rikthyer në qendër të vëmendjes.
Kjo është Anija e Lirisë, një anije gjigante që do të fuqizohet nga energjia bërthamore, do të ketë një kapacitet prej 80,000 personash dhe do të lërë në hije anijet më të mira turistike në botë.
Ideja u konceptua për herë të parë në vitet 1990 nga inxhinieri Norman Nixon, i cili vdiq në vitin 2012, dhe planet u lanë mënjanë.
Duke folur për Telegraph, drejtori ekzekutiv i Freedom Cruise Line, Roger Gooch, tha se ishte optimist për projektin, duke vënë në dukje se sfida kryesore mbetet sigurimi i fondeve.









