Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftoi se ka nisur sulmet brenda Libanit në atë që po e përshkruan si një veprim parandalues pasi tha se Hezbollahu po përgatitej të lëshonte raketa drejt Izraelit, shkruan BBC.
Hezbollahu u përgjigj duke konfirmuar se ka filluar “fazën e parë” të një sulmi ndaj Izraelit, duke nisur me një valë qindra raketash dhe dronësh në përgjigje të vrasjes së komandantit të saj të lartë Fuad Shukr më 30 korrik.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 48 orët e ardhshme – kjo do të thotë se mund të vendosen kufizime për lëvizjen civile.
Diku tjetër, fluturimet për në dhe nga aeroporti Ben Gurion i Tel Avivit u pezulluan përkohësisht më herët të dielën në mëngjes, por që atëherë janë rivendosur.
SHBA -ja ka dyfishuar mbështetjen e saj për Izraelin me Pentagonin dhe Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin, që ripohojnë angazhimin e Uashingtonit për mbrojtjen e Izraelit.