-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KAS lë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve në Himarë

Kryesoret

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për përsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Himarës. KAS ka lënë në fuqi rezultatin fillestar ku Vangjel Tavo i PS fitoi me 1500 vota përpara kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

Gjetjet nga administrata e KQZ pas verifikimit te materialeve zgjedhore janë: 169 qytetarë janë kthyer për shkak se kanë pasur karta të skaduara. Nga këto raste janë gjetur 23 në librin e protokollit dhe mbi 140 të tjerët në regjistrat posaçëm të zgjedhësve. Ndërsa rreth 100 zgjedhës vështirësi për t’u identifikuar me pajisjen PEI (nuk ka njohur gjurmën e gishtit).

Koalicionit Bashkë Fitojmë pretendon se 560 veta kanë shkuar dhe janë kthyer nga qendrat e votimit për shkak të kartave të skaduara të votimit. Ndërsa 260 të tjerë nuk i ka njohur pajisja e identifikimit PEI, pasi kishin kartat e rinovuara ditët e fundit.

Përfaqësuesi ligjor i “Bashkë Fitojmë” tha se do t’i drejtohen shkallës tjetër ankimore që është Kolegji Zgjedhor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit