Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër një të pandehuri serb për krime lufte, duke e akuzuar atë për kryerjen e dhunës seksuale ndaj një viktimë shqiptare gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.N, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të RSFJ-së.”
Njoftimi shton se hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në vitin 1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim lufte ndaj një viktimë shqiptare.
Çështja tani i ka kaluar Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtejshme, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim deri në një vendim të ri nga gjykata.