-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen tre persona për aksidentet në Elbasan

Kryesoret

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona pasi janë shkaktarë të disa aksidenteve të ndryshme.

44-vjeçari me iniciale A.K., u arrestua pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Elbasan-Peqin” me kamionin që po drejtonte ka përplasur dy automjete të tjera me drejtues L.H., 34 vjeç. banues në Vlorë dhe E.P., 42 vjeç banues në Tiranë. Si pasojë e përplasjes mbeti i lënduar E.P.

Gjithashtu u arrestua edhe 25-vjeçari me iniciale L.M., pasi në gjendje të dehur në rrugën dytësore “Elbasan-Cërrik” ka përplasur një karrocë që tërhiqej me kafshë dhe drejtohej nga D.G., 51 vjeç. Si pasojë mbetën të lënduar D.G., L.M., dhe H.G., që po udhëtonte me karrocën.

Kurse 31-vjeçari A.Xh., banues në Peqin u arrestua pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Karinë-Peqin”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një shtyllë metalike në anë të rrugës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit