Mbrëmjen e 25 gushtit në periferi të Brukselit, në komunën Machelen një emigrant shqiptar u qëllua për vdekje me armë. Shqiptari gjatë një debati për vendin e parkimit u qëllua me armë nga fqinji i tij italian.
Emri i emigranti shqiptar është zbuluar Shpëtim Ayvazi, ai është babai i tre fëmijëve.
Fqinji i tij italian Renato. F 61 vjeç e ka qëlluar atë tre herë me armë pas një konflikti të vazhdueshëm për vendin e parkimit.
Gjithashtu autori i krimit Renato. F ka kërcënuar edhe gruan dhe fëmijën 15 vjeç të shqiptarit Shpëtim Ayvazit.
Gjatë konfliktit mbeti i plagosur edhe kushëriri 19-vjeçar i shqiptarit. Ndërsa policia ka arrestuar Renato. F dhe po i nënshtrohet hetimeve.