Mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka rikthen deputetët në punë, jashtë sesionit parlamentar. Sot në orën u mblodh Këshilli i Legjislacionit, ku po shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, pasi sipas gjykatës vendimi i saj i parë nuk është zbatuar nga Kuvendi.
Ka qenë kërkesa e opozitës ajo që çoi në caktimin e datës 27 si ditë për mbledhjen e Këshillit, ku do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo.