Partia Demokratike ka denoncuar sërish skandalin me mbetjet toksike në Portin e Durrësit. Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari akuzon qeverinë se hesht dhe manipulon kodet doganore të lëndëve të rrezikshme për interesa të pista.
“Në publik doli një dokument, që tregon se ministrja e Mjedisit, kishte licensuar kompaninë private për të bërë eksport të mbetjeve të rrezikshme. Në këto kushte, 4 ditë më parë, më në fund dy ministre u bënë bashkë dhe firmosen një deklaratë dhe nxoren një variant tjetër. Ato, pra ministret e Ramës e pranojnë se kanë dijeni për këtë ngarkesë, derisa shpallën se nuk e pranojnë mbrapsht lëndën e dyshimtë, pa u bërë analizat.
Ministret e Ramës u kujdesën të sulmojnë mediat dhe opozitën për shqetësimin e ngritur. Një mjerim. Çfarë Shqipërie kërkojnë këto zonja? Duan një vend ku pasi merret vesh se ka trafik ndërkombetar të mbetjeve të rrezikshme, askush të mos flasë?
Rasti i mbetjeve ka nxjerrë një të vërtetë të frikshme, për punët e pisëta që bën qeveria në dem të qytetarëve e në dem të vendit.
Teksa pritet që anijet të kthehen bashkë me faktet dhe të vërtetën, sjellja e qeverisë deri tani me disa qendrime e disa variante, thjesht fakton përfshirjen e saj në këtë krim të rëndë shtetëror.
Dyshimet janë të arsyeshme dhe sipas të dhënave nga burime të mirëinformuara, ky trafik ka ndodhur shpesh.
Kemi një pyetje të drejtpërdrejtë për institucionet përgjegjese: A janë nisur nga ky port në janar të ketij viti, 550 kontejnerë me ngarkesa të ngjashme?
Në këtë paligjshmëri e fshehtësi, a ka ndodhur që materiale të tilla të rrezikshme, toksike, siç janë mbetejet e zinkut, të jenë manipuluar kodet doganore në bashkëpunim me doganat dhe të jenë deklaruar si mbetje çeliku?
Ku janë dërguar këto ngarkesa?
Sa janë rastet në vitet e fundit?”.
Mbetjet e rrezikshme/ Balluku: Autoriteti portual i Durrësit s’ka lidhje me transportin e tyre