Ditën e djeshme një 67-vjeçar u dënua nga gjykata rajonale e Hildeshei me 11 vite burg për vrasje në tentativë dhe lëndim të rëndë trupor.
67-vjeçari Laver C ka qëlluar 4 herë me pistoletë në drejtim të 48-vjeçarit Sefat B, pasi dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte me të.
Sipas Bild, shqiptari e monitoroi në mënyrë të dyshimtë gruan e tij infermiere dhe e shoqëroi nga puna në shtëpi me Mercedesin e tij.
Laver C vëzhgoi 48-vjeçarin dhe priti derisa të ktheje në shtëpi në errësirë dhe pasi ai doli nga makina nxori armën dhe e qëlloi 4 herë. Njëri plumb e ka prekur në parakrahë, i dytë e ka goditur në shpinë, i treti në trup, ndërsa i 4-ti i ka lënduar syrin e majtë.
Pak kohë pas sulmit, shqiptari u arrestua nga oficerët e policisë dhe u dërgua në paraburgim. Ai pretendoi se ai dhe djemtë e tij ishin kërcënuar disa herë më parë nga Sefat B.