Kryeministri Edi Rama ka firmosur ndryshimin e parë në qeveri pas pushimeve të verës. Mbledhja u zhvillua sot. Në faqen zyrtare njoftohet se Enio Civici është liruar nga detyra e zv/ ministrit të Bujqësisë.
VENDIMI I PLOTË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.