Vatrat e zjarrit në Lezhë vazhdojnë të jenë aktive. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës Arben Cara ka folur për situatën e zjarreve në Lezhë.
Cara shprehet se situata e zjarrit është e vështirë edhe pse gjatë natës kanë punuar për forcat e ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile shuarjen e flakëve.
Ai thotë që janë angazhuar disa bashki të Shkodrës dhe Vaut të Dejës pasi vazhdon të jetë aktiv zjarri në një pjesë të malit në Vaun e Dejës.
“Kanë ardhur zjarrfikës nga Tirana, Mirëdita dhe Kruja. Kemi rreth 60 forca zjarrfikëse që punojnë në terren aktualisht dhe rreth 50 forca të Operacionales. Është punuar rreth një orë dhe është e bërë e mundur shuarja e zjarrit në pjesën e Kallmetit. Deri më tani kemi një situatë të qetë, për gjatë gjithë natës është punuar dhe po mundohet të shuajmë dhe ato pak vatra që kanë mbetur të ndezura në vijim”, shprehet Arben Cara.
Më tej ai tregon që situata është e qetë, në pyje ka dëme, por pronat e qytetarëve nuk janë të dëmtuara.