Sali Berisha përshëndeti protestuesit e sotëm dhe i nderoi ata për guximin e treguar. Ai tha se kjo protestë është një dëshmi e fuqishme se “shpresa në këtë vend nuk vdes kurrë.”
Në një mesazh të dërguar nga “Rruga e Shpresës,” Berisha shprehu mbështetje për ata që protestuan ndaj qeverisë. Ai akuzoi regjimin aktual për lidhje me krimin dhe korrupsionin, duke thënë: Ju që me guximin tuaj përcillni tek shqiptarët se në asnjë kohë, asnjë rrethanë guximi i shqiptarëve nuk soset kurrë. Kjo është frymëzim për qendresën e çdo shqiptari dhe dëshmi e vendimit për të mos u dorëzuar kurrë.
Berisha gjithashtu theksoi se kjo protestë është një kundërshtim ndaj “regjimit të narkoshtetit shqiptar” dhe një dëshmi e qëndrimit të palëkundur ndaj korrupsionit dhe diskriminimit që u është bërë qytetarëve.
Ai përshëndeti veçanërisht protestuesit që dolën para Bashkisë së Tiranës dhe ata nga Thumana, duke thënë se ata janë një shembull i fortë i vendosmërisë për të luftuar për drejtësi dhe kundër “ndëshkimit amoral, antikushtetues, antiligjor” nga ana e regjimit aktual.