Ditën e sotme një 16-vjeçar është arrestuar pasi ka përplasur me motomjet një të moshuar.
16-vjeçari në fshatin Ostren ka përplasur 82-vjeçaren me iniciale S.M, ku për shkak të plagëve të marra ajo ka ndërruar jetë.
Ndërsa 16-vjeçari pas ngjarjes menjëherë u largua por policia arriti që ta arrestonte.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua motomjeti që drejtonte 16-vjeçari.
Ndërkohë grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.