Ekspertët shqiptarë të asgjësimit të mjeteve shpërthyese kanë marrë certifikimin e NATO-s për aftësitë e tyre të avancuara.
Ekipi i kompanisë EOD të batalionit të xhenios, pjesë e Komandës Mbështetëse, ka përfunduar me sukses një trajnim dhe demonstrim në Letoni, duke treguar profesionalizëm të lartë. NATO ka publikuar foto nga stërvitja në kampin Adazi, duke theksuar përdorimin e teknikave dhe mjeteve moderne për neutralizimin e kërcënimeve.
Ky trajnim, sipas NATO-s, është një hap i rëndësishëm për rritjen e gatishmërisë dhe inovacionit në sigurinë ushtarake.