-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emisari gjerman: Nevojiten kompromise të vështira për Kosovën dhe Serbinë

Kryesoret

Manuel Sarrazin, Emisari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e gatishmërisë për kompromis nga Kosova dhe Serbia pas vizitës në Kosovë.

Sarrazin theksoi se është i brengosur për mungesën e rezultateve konkrete në avancimin e lirisë së lëvizjes, mallrave dhe parasë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Po largohem paksa i brengosur që nuk kemi arritur në atë moment edhe nëse nuk arrijmë rezultate më të mira për të ecur drejt samitit më 14 tetor jam i brengosur që nuk do ta arrijmë qëllimin tonë për të dhënë një sinjal të fuqishëm  që bashkëpunimi rajonal, tregu i përbashkët rajonal dhe Procesi I Berlinit është formati që arrin të sjellë rezultate konkrete për njerëzit në terren”, deklaroi emisari gjerman.

Ai bëri thirrje për kompromis dhe lëshime të vështira për të arritur rezultate më të mira deri në Samitin e Berlinit më 14 tetor, i cili është kyç për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe krijimin e një tregu të përbashkët në Ballkanin Perëndimor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit