Ditën e sotme një 21-vjeçar u arrestua pasi vodhi një automjet në një garazh.
21-vjeçari me iniciale A.,H., ka vjedhur një automjet tip “Benz” në një garazh në rrugën “Xhanfize Keko” dhe më pas e ka braktisur në zonën e Laprakës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua makina e vjedhur.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.