Mëngjesin e sotëm shqiptari është arrestuar pasi nga testi rezultonte se ishte nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike. Mbrëmjen e djeshme në zonën e Fondit, në Latina, rajoni i Romës shqiptari 22-vjeçar Ali Hoxha ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë gruaja e tij Mariagrazia Bedin 24 vjeçe ka humbur jetën nga traumat e pësuara, ndërsa djali i mitur u plagos rëndë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Media italiane raporton se “Aksidenti është shkaktuar nga drejtimi i pakujdesshëm i shoqëruesit të tij 22-vjeçar, Ali Hoxha, i cili rezultoi pozitiv në analizat e mëpasshme për zbulimin e pranisë së alkoolit dhe drogës në gjakun e tij”.
Në makinën e shqiptarit ndodhej partnerja e tij, djali i tyre disa muajsh dhe motra e tij.
Dy pasagjerët e tjerë nuk janë në rrezik, por motër dhe vëlla janë të dy të shtruar në spitalin Dono Svizzero, në Formia. S
hqiptari ndodhet nën arrest në gjendje spitalore dhe pret hetimet e mëtejshme.