Mohamed Salah, ylli i “The Reds” tha para mediave se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me Liverpool.
Menjëherë pas ndeshjes së shkëlqyer që zhvilloi, duke ndihmuar ekipin e tij me një gol e dy asiste në fitoren 3-0 në “Old Trafford”, sulmuesi egjiptian dha lajmin e bujshëm.
Për “Sky Sports”, Salah tha: “Siç e dini, ky është sezoni im i fundit te Liverpool. Dua vetëm ta shijoj. Askush nga klubi nuk ka folur me mua për rinovimin e kontratës, kështu që ky do të jetë sezoni i fundit. Nuk ka problem”.
Një deklaratë e tillë lë të kuptosh se Salah dëshiron që të vijojë të luajë me “The Reds”, por drejtuesit e klubit jo. Për këtë arsye, Salah ka vendosur të jetë i pari që jep lajmin e papritur.