Në nisje të sesionit të ri parlamentar Elisa Spiropali njoftoi disa ndryshime të deputetëve në delegacionet e përhershme ndërkombëtare.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka vendosur që Lulzim Basha të mos jetë më në delegacionin e Këshillit të Evropës. Ai do të zëvendësohet nga Albana Vokshi.
Gjithashtu Gazment Bardhi ka vendosur të ndryshojë vendet e deputetëve të opozitës.
Lulzim Basha është spostuar në fund të sallës dhe në vendin kur dikur ulej ish kryetari i PD-së, ndërsa në vend të tij është caktuar Bledjon Nallbani.