Grupi i Punës i Partisë Demokratike ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku ka miratuar metodologjinë e punës dhe kalendarin për prezantimin e propozimeve për ndryshimin e statutit të partisë. Procesi do të zhvillohet në disa faza, duke filluar me mbledhjen e propozimeve nga strukturat dhe anëtarësia e PD-së nga 1 deri më 10 maj 2026.
Pas kësaj periudhe, në datat 11-14 maj, do të shqyrtohen të gjitha propozimet e mbërritura, ndërsa nga 15 deri më 20 maj do të hartohet drafti final i ndryshimeve.
Ky dokument do të dërgohet për shqyrtim dhe miratim në Kryesi dhe Këshillin Kombëtar deri më 25 maj, dhe për miratim përfundimtar në Kuvendin Kombëtar më 30 maj 2026.
Puna dhe propozimet e Grupit të Punës do të mbeten konfidenciale deri në miratimin përfundimtar.









