Zbardhen detaje të reja nga përleshja e armatosur e ka tronditur mbrëmë Prishtinën. Si pasojë, një person ka mbetur i vdekur edhe pesë të tjerë janë plagosur. Në këtë përleshje ishin përfshirë dy grupe, të njohur si Sekiraqa dhe “Capat”.
I vrarë ka mbetur Premtim Gashi nga grupi i Capave. Po ashtu bëhet e ditur se ai ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit dhe s’kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.
Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, 47-vjeçar. Sipas mediave në Kosovë, Sekirqara dyshohet se ka marrë një plagë në këmbë.
Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar).
Personat e plagosur po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital, ku në gjendje të rëndë për jetën janë Llumnica dhe Ademi.
Më shumë se 100 plumba brenda pak minutash janë shkrepur në këtë përleshje. Po ashtu, policia është ende në vendin e ngjarjes dhe po mbledh prova.