Në Tiranë, Policia ka arrestuar një 33-vjeçar pas një kontrolli të ushtruar në dhomën e hotelit ku ai ishte akomoduar.
Gjatë operacionit të koduar “Room,” efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 zbuluan një sasi kokainë dhe një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak në dhomën e hotelit tek Rruga e Kavajës.
Gjatë ndërhyrjes, i riu me iniciale K. A., nuk iu bind urdhrave të policisë, çka çoi në akuzat për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik,” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit,” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.” Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.