E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka vizituar qytetin historik të Krujës gjatë fundjavës së kaluar për të thelluar njohuritë e saj mbi rëndësinë kulturore dhe historike të këtij qyteti.
Gjatë vizitës së saj, VanHorn eksploroi trashëgiminë e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeut, dhe vizitoi muzeun etnografik të Krujës, i cili është riçelur rishtazi.
“Fundjavat janë një mundësi për të dalë nga zyra dhe për të eksploruar! E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitoi Krujën për të mësuar rreth heroit kombëtar të Shqipërisë dhe udhëheqësit legjendar Skënderbeut dhe për të parë muzeun e mrekullueshëm të sapo rihapur etnografik,” theksoi Ambasada e SHBA-së në një postim në Facebook.
Përveç vizitës kulturore, VanHorn shijoi edhe ëmbëlsirën tradicionale kabuni. “Cila ishte pjesa më e bukur e fundjavës suaj?” pyeti ambasada amerikane në postimin