-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Murrizi për Gjekmarkajn: Nuk është zgjedhur me votë dhe nuk ka respekt të merituar

Kryesoret

Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi ka theksuar se partia duhet t’i përkasë atyre që e kanë themeluar dhe që kanë qëndruar me të pa u larguar.

Ai ka kritikuar mënyrën e emërimit të individëve në pozita të larta, duke argumentuar se ata që nuk janë votuar nuk gëzojnë respektin e duhur. Murrizi ka përmendur Agron Gjekmarkajn dhe Gazment Bardhin si shembuj të këtij fenomeni, duke kërkuar transparencë dhe zbatim të rreptë të statutit të partisë.

Ai gjithashtu ka shpallur ambiciet e tij për të garuar në primaret e PD-së dhe ka shprehur dëshirën për të qenë kandidat, duke theksuar se deputetët duhet të zgjidhen nga qytetarët dhe jo të emërohen në mënyrë të njëanshme.

“PD iu përket atyre që e kanë themeluar dhe që kanë qëndruar me të pa u sorollat, unë do flas për sa kohë të jem anëtar i Këshillit Kombëtar. Mua më kanë përjashtuar, nuk jam larguar asnjëherë.

Myslim Murrizi është përjashtuar nga Luli dhe luljetat që e rrethonin. Mua më kanë përjashtuar, Jozefina, Astrit Patozi nuk janë përjashtuar dhe kam gjetur një artificë për të garuar. Unë do garoj në primare, kam ambicie për të qenë kandidat, deputetët i zgjedhin qytetarët.

Ka deputetë që shohin filxhan, unë do doja të zbatohej statuti dhe t’i nënshtrohen votës të gjithë që duan të bëjnë karrierë brenda partisë. Aty mund të vijnë dhe anëtarë kryesie pa votë, nuk e gëzojnë respektin, timin jo por edhe të shumë të tjerëve”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit