Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë në fshatin Agonas ka tronditur qytetin e Kavajës.
Sipas policisë, rreth orës 20:30, teksa ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë për vdekje vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës.
Menjëherë pas ngjarjes policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj tragjedie.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po vijon hetimet intensive për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota që çuan në krimin e rëndë brenda familjes.









