Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u ndaj te ngjarjet kriminale që po ndodhin në qytetin e Shkodrës. Berisha u shpreh se krimi ka futur në darën e tij të pamëshirë Shkodrën.
Ai theksoi se Shkodra po kalon nga një atentat në tjetrin dhe nga një ekzekutim në tjetrin.
“Ju jeni dëshmitarë se krimi godet pa mëshirë në Tiranë. Godet në mbarë vendin. Dhe se ai është vendimmarrësi më kryesor. Ai është vendimmarrësi më kryesor për arsye se ligji nuk ekziston për krimin. Ai ka ushtarët e tij ministrat, qeveritarët, zyrtarët, drejtorët e policisë që i blen me lecka, që i urdhëron si ushtarë të bindur”, tha Berisha.