Shqipëria ka nisur sonte aventurën në Nations League, teksa sfidon Ukrainën në Pragë.
Në momentin e ekzekutimit të himnit kuqezi, futbollistët si gjithmonë u shfaqën tepër të karikuar, duke kënduar të gjithë së bashku.
Në fund nuk munguan as brohoritjet e tifozëve shqiptarë të pranishëm në shkallët e stadiumit.