Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka folur lidhur me situatën atje pas mbylljes së pikëkalimit kufitar në Bërnjak.
Elshani i tha Gazetës Express se situata është e qetë dhe se nuk është regjistruar ndonjë incident. “Situatë e qetë, pa incidente”, ka deklaruar shkurt Elshani.
Bazuar në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikëkalimi në Jarinje vazhdon të jetë i bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.