-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asambleja e PS, Koçiu: Privilegj i madh, mirënjohje dhe falenderime për të gjithë anëtarët

Kryesoret

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për herë të parë pasi u zgjodh anëtare e kryesisë në asamblenë e PS.

Koçiu shprehet se Partia Socialiste është familja e vetme politike me ekipin, frymën dhe vizionin për një Shqipëri Europiane.

“Është një privilegj i madh për mua, dhe me vetëdijen për përgjegjësinë që sjell kjo detyrë, dua të shpreh mirënjohje të thellë dhe të falenderoj nga zemra të gjithë shoqet dhe shokët anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste për besimin dhe mundësinë që më dhanë për të qenë pjesë e Kryesisë së kësaj force, për të kontribuar e çuar përpara vizionin e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama”, shkruan Koçiu.

Ajo shprehet se me fitoren në zgjedhjet e ardhshme do të arrijnë rezultate të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe vendin dhe do të ecin drejt objektivit për Shqipërinë 20230.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit