Kryeministri Edi Rama ka ironizuar drejtuesit politikë të Partisë Demokratike, duke i cilësuar si “fund e krye humbësa kronikë.”
Në një koment për mediat, Rama përmendi se ekipet e PD-së që kishin shpallur Lulin fitues të vazhdueshëm tani do të “vulosin fitoren” nga një pozita e pafavorshme.
“Për të qeshur se për të qarë nuk qajmë dot për ta, kur të nxjerrin përballë një ekip drejtues për zgjedhjet e ardhshme si ai që doli para pak ditësh. Besoj e patë. E ma ha mëndja , që njësoj si mua edhe juve për një moment ju iku gjysma e dëshirës për betejë. Fund e krye humbësa kronikë. Njëri më i rraskapitur se tjetri.
Të njëjtët që e nxorrën sa e sa herë fitimtarë Lulin e shkretë e tani do të vulosin fitoren në penxheren e katit të 8-të. E pastaj thonë nuk fitohet kundër diktaturës së Edi Ramës e Ps-së. Në fakt kjo diktatura jonë është si ajo Gim Fagut e Gaz Çaçit që kur hyje në nxemje I shikoje e të dukeshin më të dobët se hernë tjetër e thoje a sot do I rrahim, por kur fillonte loja, ta bënin fushën të dukej më e vogël për ty dhe më e madhe për ata. Kur ta bënin koshin tënd si kullojëse makaronash.”, u shpreh Rama.








