Klea Prenga, 24-vjeçarja e cila u sulmua nga Antonela dhe Marinela Berisha, ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë rol në ndonjë marrëdhënie të kaluar të partnerit të saj.
Ajo thekson se marrëdhënia e partnerit të saj me ish-partneren e tij ishte e mbyllur para se ata të njiheshin. Prenga ka kërkuar që autoritetet shqiptare të angazhohen për të sjellë para drejtësisë dy motrat Berisha, duke theksuar se ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim.
Ajo gjithashtu ka paralajmëruar se do të ndjekë çështjen në shtetet e huaja ku është rezidente.