-sidi education-spot_img
22.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: SHBA nuk kërkon mbylljen përfundimtare të Urës së Ibrit, por koordinimin e hapjes

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kërkojnë që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mbetet e mbyllur. Sipas Osmani, SHBA-ja po kërkon që data e hapjes së urës të vendoset në bashkëpunim, bazuar në vlerësimet e sigurisë.

Ajo theksoi se nuk e sheh këtë si nënshtrim, por si një nevojë për koordinim me aleatët ndërkombëtarë. Osmani gjithashtu shprehu kundërshtimin e saj ndaj kërkesës për diskutimin e çështjes së urës me Serbinë në Bruksel, duke theksuar se është e rëndësishme që Kosova të veprojë në koordinim me partnerët e saj, përfshirë SHBA-në.

“Po vlerësohet që duhet të bëhen përgatitje bashkë me aleatët, koordinim i përbashkët edhe për çështjen e urës, në mënyrë që të veprojmë bashkërisht. Në asnjë moment Amerika nuk po kërkon ta mbajmë urën mbyllur. Po kërkon që të ulemi bashkë dhe të vendosim datën bashkë duke u bazu në vlerësime të përbashkët të sigurisë. Unë nuk e di kush po e refuzon se unë s’jam prezente në takimet e ambasadorit me Qeverinë”, u shpreh Osmani.

Ndërsa Qeveria e Kosovës po synon hapjen e Urës së Ibrit, kjo është kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkon që kjo çështje të diskutohet në dialogun me Serbinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit