-sidi education-spot_img
21.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Projekt monitorimi deri në qelizë për sigurinë në shkolla

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në ditën e hapjes së vitit të ri shkollor ishte në shkollën e rikonstruktuar “Babë Dudë Karburanara” për të uruar nxënësit.

Në fjalën e tij në këtë aktivitetin e organizuar në këtë shkollë, kreu i qeverisë dha lajmin për mundësinë e punësimit me kohë të pjesshme të mësuesve pensionistë, për t’i thënë më shumë krahë pune tregut. Më pas foli për sigurinë.

“Është rritur siguria në shkollë, por mbetet një problem, pasi cdo prind kur nis fëmijën për shkollë qëndron në një farë meraku.

Një projekt që po e çojmë përpara ku ne do të bëjmë një kapërcim epokal në monitorimin e sigurisë së rrugëve, së qyteteve, në monitorimin e hapësirave të mëdha publike është përfshirë edhe monitorimi në shkollë që do të shkojë deri në qelizë.

Do u japë mundësi fëmijëve të ndihen fare të qetë dhe secili të bëjë detyrën e vet. Një projekt sigurie kundër bullizmit, kopjeve dhe braktisjes së orëve të mësimit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit