Portugalia ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në grupin A1, falë një goli të vonshëm nga Cristiano Ronaldo në ndeshjen ndaj Skocisë.
Pas një fillimi të dobët, me një gol të shënuar nga McTominay, Portugalia u rikthye në lojë me një barazim të Bruno Fernandes dhe më pas një gol vendimtar të Ronaldo në minutën e 88-të. Ky ishte goli i 901 në karrierën e CR7.
Pas ndeshjes, Ronaldo falënderoi tifozët për mbështetje, duke shkruar në rrjetet sociale: 2 ndeshje, 2 fitore, faleminderit për mbështetjen Portugali.